Kryeministri Edi Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.
Në fokus të takimeve do të jetë forcimi i lidhjeve me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me detaje nga takimi i sotëm. “Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, raportoi një ditē më parë gazeta greke ”Protothema”.
Qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës drejt vendit ku do të zhvillohet takimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit, me një numër në rritje ose në zvogëlim të forcave policore, sipas nevojës. Sipas informacioneve të gazetës, Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona.
Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në sallën ”Galatsi”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota