Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile.
Gjetjet e sondazhit kanë rezultuar se shqiptarët konsiderojnë si “shoqëri civile” vetëm disa kategori të tyre, siç janë: organizatat mjedisore dhe organizatat për të drejtat e njerëzve apo kafshëve. Të pyetur nëse, janë pjesë e shoqërisë civile organizatat me karakter fetar, vetëm 44.4% e qytetarëve janë përgjigjur: “PO”, ndërsa 55.6% janë përgjigjur “JO” ose “NUK E DI”.
54.9% e shqiptarëve nuk e dinë që organizatat sportive janë pjesë e shoqërisë civile. Vetëm 45% e qytetarëve e dinë që organizatat sportive janë pjesë e shoqërisë civile.
55.2% e shqiptarëve nuk e dinë që grupimet artistike dhe muzikore janë pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa 44.8% e tyre, e dinë se ato janë pjesë e shoqërisë civile.
Për organizatat mjedisore, 63% e shqiptarëve janë në dijeni që janë pjesë përbërëse e shoqërisë civile dhe 37% nuk e kanë një njohuri të tillë.
Për organizatat e mbrojtjes së kafshëve, 67.1% e qytetarëve janë në dijeni që ato janë pjesë e shoqërisë civile, dhe 32.9% nuk e dinë që këto organizata janë pjesë e shoqërisë civile.
Sa i përket organizatave për të drejtat e njeriut, grave, fëmijëve, dhe minoriteteve, 78.6% e shqiptarëve janë përgjigjur saktë, duke thënë se këto organizma janë pjesë e shoqërisë civile, ndërkohë që 21.4% e qytetarëve nuk e dinë këtë fakt.
57.4% e shqiptarëve e dinë që organizatat e profesionistëve, urdhrat e mjekëve, psikologëve dhe avokatëve janë pjesë e shoqërisë civile ndërkohë që 42.6% e tyre nuk janë të informuar.
62% e shqiptarëve janë në dijeni që organizatat humanitare janë pjesë e shoqërisë civile, por 38% e tyre nuk janë në dijeni.
Për sindikatat, 64.3% e shqiptarëve janë të informuar që janë kategori përbërëse e shoqërisë civile ndërsa 35.7% jo.
Për grupimet komunitare, 42.6% e qytetarëve nuk e dinë që janë pjesë e shoqërisë civile, ndërsa 55.4% e tyre kanë dijeni se këto grupime janë pjesë e shoqërisë civile.
Për gazetarët dhe opinionistët, 44.6% e shqiptarëve nuk e dinë që këto organizma janë pjesë e shoqërisë civile ndërsa 51.7% e qytetarëve e dinë që ato janë pjesë e shoqërisë civile.
Po ashtu, edhe për organizatat e konsumatorëve 45.9% e shqiptarëve nuk janë në dijeni që janë pjesë përbërëse e shoqërisë civile. 54.1% e shqiptarëve e dinë që organizatat e konsumatorëve janë pjesë e shoqërisë civile./jav//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI