Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë, pasi sipas rezultateve të sondazhit të Institutit Piepoli, mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike.
Në sondazhin e Institutit Piepoli publikuar në Report TV, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në nëse do thirreshin sot për të votuar, ndërkohë që Partia Demokratike do të merrte 33-37% të votave.

Nga të dhënat e sondazhit, del se LSI ka një rënie të elektoratit të saj në krahasim me 2017, duke marrë 4-8%. Të njëjtat kuota me sondazhin e janarit 2021 vijojnë të kenë PDIU dhe Lëvizja për Ndryshim, respektikivisht me 2-4% dhe 1-3%.


Instituti prestigjioz italian Piepoli, publikoi sonte në Report Tv sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit, 65 ditë para zgjedhjeve duke u fokusuar edhe në disa tema.
Sipas rezultateve, 63% e shqiptarëve i japin notë pozitive mandatit të dytë të kryeministrit Edi Rama dhe 37% e konsiderojnë negativ.
16% e qytetarëve të pyetur e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama, 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët.

50 % e qytetarëve të anketuar vlerësojnë pozitivisht mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, 38% janë kundër masave të marra.
20% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Piepolit, e konsiderojnë shumë pozitivisht ndërsa 30% votojnë mjaftueshëm pozitivisht.

56% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Institutit Piepoli e cilësojnë pozitive punën e bërë nga qeveria Rama në menaxhimin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 16% e qytetarëve cilësojnë të dobët punën e bërë.
41% e qytetarëve të anketuar e cilësojnë pozitive punën e qeverisë për menaxhimin e krizës ekonomike.
Në vlerësimin e veprimeve të opozitës përballë qeverisë Rama në mandatin e dytë, 54% e qytetarëve e kanë cilësuar si veprime të dobëta dhe vetëm 46% e tyre mendojnë se ato janë të mjaftueshme.
Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në lidhje me vlerësimin e programit ekonomik të prezantuar nga PD, ku 45 % vlerësojnë si të mirë dhe pozitiv programin ekonomik të demokratëve dhe 46% e vlerësojnë atë si negativ dhe të dobët

Në sondazhin e sotëm ka pasur më shumë qytetarë të anketuar, mbi 800 persona dhe mosha dhe gjinia e tyre është në përpjestim më raportin e popullsisë shqiptare.
Të dhënat e sondazhit nxjerrin në pah se në krahasim me tre sondazhet e bëra deri tani vihet re se rënies e interesit të shqiptarëve për të votuar konkretisht nga 58-62 %. Në sondazhin e parë në 2020 përqindja ishte 59-63 %, ndërsa sondazhin e dytë në janar 2021 kishte pësuar një rritje numri i pjesëmarrësve në votime konkretisht 60-64 % në janar 2021.
Sipas sondazhit të pavendosurit janë ende në dilemë dhe nuk i përkasin dy partive të mëdha.
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore