SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sondazhi/ PS do të merrte e vetme mandatin e tretë me 51% të votave, PD 42%

Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë, pasi sipas rezultateve të sondazhit të 5-të të Institutit “Piepoli”, mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike.

Në sondazhin e publikuar sonte në Report TV, PS do të merrte 47-51 % të votave, ndërsa PD-Aleanca për Ndryshim merr 38-42 % të votave. Ndërkohë LSI do merrte 4-8% të votave.

Sondazhi i pestë vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm 25 ditë para zgjedhjeve

Tirana është qarku me më shumë mandate dhe sipas sondazhit përqindjen më të lartë të votave vijon ta kenë socialistët, të cilët ruajnë edhe shumicën solide me 48-52 % të votave.

Në qarkun e Durrësit nëse do të votohej sot socialistët do të dilnin fitues me 46-50 % të votave duke pasur rritje nga sondazhi i fundit. Edhe PD-AN ka një rritje të lehtë me 1 % të votave duke marrë 39-43 %, ndërsa ‘rrjedhja’ më e madhe vihet re tek LSI. Në Durrës LSI ka pësuar një pikatë të madhe votash duke humbur 3 % të votuesve në vetëm 14 ditë krahasuar me matjen në këtë qark më 17 mars.

Nç qarkun Fier sipas sondazhit nëse do të votohej sot PS do të merrte 48-50 % të votave.  PD dhe LSI së bashku nuk e kalojnë dot PS në përqindjen e votave.

Në qarkun e Elbasanit, nëse do të votohej sot, PS merr 50-54 % të votave, ndërsa koalicioni PD-AN merr 36-40 % të votave. LSI ka ulje të numrit të votave me 2 % krahasuar me sondazhin e kaluar duke marrë 3-7 % të votave.

Nç Shkodër PD me aleatët kryesojnë me më shumë vota, konkretisht 47-51 % të votave. Edhe PS ka pësuar rritje të votave në Shkodër me 1 % krahasuar me sondazhin e fundit atë të 17 marsit.

Në qarkun e Vlorës, nëse sot do të votohej PS mund të merrte 56-60% të votave, ndërsa PD me aleatët do të merrte 30-34%.

Në qarkun e Korçës, Partia Socialiste edhe në këtë sondazh ruan shumicën. Po të votohej sot socialistët do të merrnin 49-53 % të votave. Ndërsa PD se bashku me aleatët do të merrte 34-38 % të votave.

Në qarkun e Lezhës nëse do të votohej sot 51-55 % e votuesve do ia japin votën e tyre PD me aleatët, ndërsa PS vijon të ruaj të njëjtat vota.

Në çështjet e tjera të sondazhit, 56% e qytetarëve janë dakord që të përdoret vaksina kineze me qëllim që të vaksinohet pjesa më  e madhe e popullsisë.

Shumica e qytetarëve besojnë te vaksinat ruse, nga të cilat vendi ynë ka marrë 10 mijë doza si dhuratë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe. 58% e të pyeturve kanë votuar që do e bënin vaksinën Sputnik dhe vetëm 7% kërkojnë një që pritet një përgjigje nga EMA, Agjencia Evropiane që autorizon vaksina.

48% e qytetarëve e kanë vlerësuar pozitivisht menaxhimin e krizës shëndetësore nga qeveria Rama, e ndërsa 42% të tjerë negativisht./j.p/1 nga 14  

error: