Nga Eva XHAJANKA
Me rastin e Ditës Botërore të Veterinarisë, e cila përkujtohet më 25 prill, këtë vit vëmendja i kushtohet temës “Veterinerët: Mbrojtësit e Ushqimit dhe Shëndetit Publik”.
Tema vë në pah rolin jetik të mjekut veterinar në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe të njerëzve, si dhe në garantimin e sigurisë ushqimore.
Sipas Mjekësisë Veterinare Shqiptare, mjeku veterinar është profesionisti kyç në parandalimin e sëmundjeve zoonotike, luftën kundër rezistencës antimikrobike dhe sigurimin e ushqimeve me origjinë shtazore të sigurta për konsum.
Nga ferma deri në tryezën e konsumatorit, veterinerët mbeten një shtyllë themelore në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI