Prej ditës së sotme mbaron funksioni i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër. Burime nga kjo Gjykatë bëjnë me dije se pas kësaj date e në vazhdim, çdo gjë do funksionojë normalisht në këtë gjykatë përveç seancave gjyqësore. Pra, administrata dhe dorëzimet e dosjeve për apelim do funksionojnë pranë kësaj gjykate.
Ndërkohë seancat e lëna përgjysmë do transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për t’u shqyrtuar nga të njëjtët gjyqtarë. Numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është rreth 600 të mbledhura nga gjykatat e faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.
Ky numër dosjesh parashikohet të jetë më i lartë po të merren në konsideratë edhe dosjet e mbajtura nga tre gjykatat e rretheve, ende të pa transferuara pikërisht për shkak të ristrukturimit.
Më parë Dhoma e Avokatëve kishte propozuar që roli i Gjykatave të mbetet i pandryshuar. Avokatët dhe grupet e interesit kanë argumentuar rëndësinë e pranisë së institucionit në rajon ose në të kundërt një gjykatë apeli në Fier për të gjithë jugun.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI