Sot (e premte), 24 Nëntor, ora 17:00, në GALERINË E ARTIT pamor në SARANDË. çelet Ekspozita me titull “PASKALI, ARTISTËT E JONIT DHE MUREVE TË GURTA”, mbështetet nga Ministria e Kulturës me interesim e Ministres Elva Margariti.
Në banerin e eventit nga autorët e Ekspozites është bërë kujdes të theksohet: “Psikologjia shqiptare në artete pamore”.
Sipas drejtorit të Galerisë Lefter Çeko, drejtues i projektit të mësipërm është Olsi Laska, ndërsa kuratore studjuesja e njohur e arteve figurative, Suzana Varvarica Kuka.
Eventi orgnizohet nën kujdesin e Ministres së Kulturës Elva Margariti.
Ftesa për publikun e interesuar për këtë event të artit figurativ është bërë nga vet Galeria si dhe nga Kabineti i Kryetarit të Bashkisë Sarandë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade