Opozita ka thirrur sot një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.
Në këtë protestë, e cila është parashikuar në mesditë demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.
Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshin “Skënderbej” dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para Kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godina e kryeministrisë dhe Kryesia e Kuvendit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade