SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot reshje shiu në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës. Që në orët e para të 24-orëshit parashikohet prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët. Gjatë ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër, rreth orëve të mesditës ndërprerje e përkohshme e reshjeve.

Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër10/19Re shi
Kukës15/22Re shi
Lezhë14/21Re shi
Dibër10/20Re shi
Durrës14/25Re shi
Tiranë15/24Re shi
Elbasan15/23Re shi
Berat14/25Re shi
Vlorë16/24Re shi
Korçë9/19Re shi
Gjirokastër14/25Re shi
Sarandë16/26Re shi
error: