-Pas një semundje te rende sot u nga jeta ne moshën 79 vjeç,Lefter Çipa, poeti i shquar i këngës himariote.


Lefter Çipa, rubini i vargjeve te mrekullueshme te 1250 kengeve ne qindra skenave brenda e jashte vendit dhe autori i 18 librave me poezi, u nda nga jeta pas nje beteje te gjate me semundjen, nen kujdesin e perhershem te familjes se tij te mrekullueshme.


Trashëgimia kulturore e Lefter Çipës, konsiderohet si pasuri kombëtare.
Ndër librat e autorit janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”, etj,
Sipas studjuesve Lefter Çipa eshte ndër etnofolkloristët më të shquar të trashëgimisë kulturore, ndër poetët më interesantë e poet atipik, me botën dhe profilin e tij, sa rebel si stuhia e malit, aq të dhembshuruar si loti i detit.

Poezia e Lefter Çipës të kujton më së pari kangjeljet e Jeronim De Radës, që janë poezi dhe këngë njëherësh. Çipa dhe kënga kanë lidhje të dyanshme, si një binom. Nuk mund të kuptohen dot pa njeri-tjetrin. Me këngën e fuqishme piluriote Lefteri është binjak.,

Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.
Poezite e tij të këngëzuara e kanë vendin te flamuri me shtizë. “Virgjërimi i vjershërimit zgjon kompozitorin nga gjumi për të hedhur notat në pentagram.

Ai ligjëroi në kuvendet me miqtë, në brigjet e Jonit, “përkarshi detit të kaltër” te ballkoni i shtëpisë së tij bujare me flamur kombëtar në Himarë. për folkoristikën, etnologjinë, letërsinë, sociolinguistikën e shkenca të tjera humane. Por … njerëzit janë të ikshëm … Edhe të mëdhenjtë. Vepra u ngelet. “Ku peshon më shumë guri?!” – shtron pyetjen retorike vetë Lefteri në një nga këngët e tij të hershme e më të bukurat …

Sipas studjuesve, në opusin e trashëgimisë kulturore të vjershëtorit kombëtar, bardit të madh të këngës polifonike të Bregut, Lefter Çipa përfshihen dorëshkrimet e autorit dhe fonoteka e tij unikale, që janë vërtet pasuri kombëtare. Shumë visare të shpirtit, mendjes, penës, zemrës, të gjakut të tij, të Grupit të Pilurit, grupeve apo këngëtarëve të tjerë, tekstet e kënduara të të cilëve kanë firmën e tij të pentagramtë, ende s’janë bërë të njohura për botën e kulturës shqiptare. Ato që ende s’dihen nga arkivi dhe fondi i Lefter Çipës në Himarë, janë të barabarta me një muze, qe pritet te studjohen nder vite.




SARANDANEWS.AL shpreh sot dhimbjen dhe ngushellimet per familjaret e Lefter Çipës///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI