Me urdhër të SPAK, është arrestuar Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndaj ish ish-kryeministrit, ish-presidentit, ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, burime për Report Tv bëjnë me dije se rëndojnë akuzat pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish

Është caktuar detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar. Prokuror Sotir Kllapi dhe gjyqtari që ka lëshuar masat Erjon Cela.Report Tv solli edhe videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Metës.
Arrestimi i tij ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40. Burimet thonë se Ilir Meta është arrestuar teksa shkonte me makinë në seli për të mbajtur konferencën. Prangat i janë vënë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Burime për Report Tv thonë se Ilir Meta është arrestuar për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta është në akuzë për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA. Pas arrestimit të Ilir Metës në drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur avokati i tij Genc Gjokutaj.
Siç shohim edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv avokati është parë të hyjë në mjediset e policisë.
Lajm ne perditesim…..(G.Shqiptare).///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn