Është arrestuar Hamza Tola, një shofer pranë Ministrisë së Drejtësisë për akuzën e korrupsionit.
Hamza Tola, ka punuar si shofer edhe pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Arrestimi i Tolës është kryer mbrëmjen e djeshme nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.
Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI