SARANDE, 06 Maj-Radio “Saranda”// – Specialisti i gjelbërimit në bashki Jashar Bello, gjatë një interviste dhënë të mërkurën për Radion “Saranda” u bëri thirrje disa qytetarëve që kanë vënë dorë mbi lulet dhe bimët dekorative të mbjella rishtaz në qytet, qe të mos I vjedhin ato
Më mirë na i kërkoni, ne ua japim, pasi, po i vodhët, do të keni penalitete.-tha Bello.

Gjatë viteve të fundit Saranda krahas sfidave urbane dhe përpjekjeve për të shtuar sipërfaqet e gjelbëruara publike në qytet, po përballet edhe me dukurinë e vjedhjeve të pemëve dhe luleve dekorativë të mbjella rishtaz ne hapesirat publike .

Përveçse pasojave në kostot ekonomike për zëvendësimin e luleve dhe pemëve decorative të vjedhura nga njerëz me vetëdije të diskutueshme, dukuria e përsëritur e vjedhjeve, sjell edhe imazhin negativ në një qytet që është një destinacion turistik I preferuar-tha Jashar Bello, i njohur ndryshe edhe si “arkitekt” i gjelbërimit dekorativ në qytetin bregdetar.// /R-SR ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI