Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar talentin e peshëngritësit Briken Calja, i cili u shpall kampion në stilin e shkëputjes.
Rama thekson se Briken Calja u ngjit në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin.“Kampion bote. Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës”, shprehet Rama.
Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot kampionin e peshëngritjes Briken Calja.“Urime Kampion. Briken Calja, shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes në peshën deri 73 kg”, shprehet Veliaj.
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është shpallur këtë të premte kampion bote në stilin e shkëputjes. Në kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan, peshëngritësi kuqezi arriti të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë 73 kg, duke ngritur në provën e tretë peshën 156 kg.Ndërsa në stilin e shtytjes Briken Calja u shpall nënkampion bote, duke zënë vendin e dytë pasi ngriti 186 kg, 6 më pak se vendi i parë. Ai tentoi 190 kg në provën e tretë, por nuk ia doli, duke marrë kështu medalje të argjendtë.Kështu në dygarësh Calja arriti peshën 342 kg, 1 kg më pak se vendi i parë, duke u renditur në vendin e dytë e duke marrë medaljen e argjendtë./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI