– Çmimi Nobel për Paqen iu akordua këtë vit gazetarëve dhe respektivisht filipinases, Maria Ressa dhe rusit, Dmitry Moratov.
Çmimi i rëndësishëm u jepet gazetarëve me motivacionin “për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë së shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”, sipas komitetit vlerësues.
Maria Ressa themeloi faqen web të gazetarisë investigative ”Rappler” dhe ka përqendruar pjesën më të madhe të punës së saj në luftën e diskutueshme dhe të dhunshme kundër drogës të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte.
Muratov themeloi gazetën ruse ”Novaya Gazeta” në 1993 dhe ishte kryeredaktor i saj për 24 vjet.
Sot është një nga mediet e pakta të pavarura në Rusi duke e paguar këtë çmim me vrasjen e gjashtë gazetarëve të saj/ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI