Botues i medias ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi ka reaguar mbi sulmin e rëndë të ndodhur ndaj Top Channel ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojën e godinës, 60-vjeçarin Pal Kola.
Ai kujton sulmin e bërë ndaj gazetës që ai drejtonte në vitin 1997 nga pushteti i Sali Berishës, duke thënë se e njeh shumë mirë çdo të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti.

“Ngjarja e rëndë ndaj Top Channel është një sulm ndaj medias dhe si i tillë duhet trajtuar e ndëshkuar nga organet ligjzbatuese. Duke ngushëlluar familjarët e punonjësit e sigurisë, që humbi jetën nga plumbat e krimit, duhet të them se duhet krejt komuniteti i gazetarëve ta dënojnë këtë akt ndaj medias dhe gazetarëve të Top Channel. Si një nga botuesit e vjetër të vendit e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti i lidhur me krimin, ndaj kërkohet solidaritet maksimal me gazetarët e Top Channel”, shkruan Nikoll Lesi në reagimin e tij.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI