Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj sulmit ndaj sulmit të paprecedentë që u krye orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj selisë së Top Channel, ku mbeti pa jetë roja i sigurisë Pal Kola.
Në një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel, Rama tha se, “kjo që ka ndodhur është një agresion kriminal ndaj një institucioni kombëtar dhe nuk ka të bëj me situatë të jashtëzakonshme”.
“Ne do të bëjmë çmos t’i gjejmë autorët dhe motivet e tyre. Unë i them të gjithë atyre që punojnë në top Chanel nga pronari deri tek gazetarët të vazhdojnë punën kryelartë dhe të mos zmprapsen nga mision i tyre”, theksoi Rama.
Rama e cilësoi ngjarjen agresion ndaj institucionit të medias, duke u ndalur edhe tek komentet që e shoqëruan ngjarjen.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror