Nga Atila KOTA
– MVRDV ka përfunduar transformimin e Piramidës së Tiranës, një simbol i regjimit komunist shqiptar nën drejtimin e Enver Hoxhës, në një qendër kulturore të gjallë të mbushur me aktivitete, teknologji dhe optimizëm për të ardhmen, shkruan në një artikull e përditshmja amerikane “Surface”.
Për dekada të tëra, Piramida e Tiranës kishte mbetur e shkretë në kryeqytetin e Shqipërisë.
E ndërtuar në vitin 1988 si një muze kushtuar përkujtimit të diktatorit të ndjerë komunist të vendit të Evropës Lindore, Enver Hoxha, struktura e madhe përfundimisht u shkatërrua.
Ajo ka kryer funksione të ndryshme, nga një muze kushtuar Hoxhës në një bazë ushtarake të NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, në një klub nate dhe një vend ngjarjesh.
Më pas, të rinjtë shqiptarë që kërkonin e ripërdorën monumentin e vjetër si një vendtakim dhe kanavacë për grafiti.
Planet madhështore për ta shndërruar monumentin në një qendër kulturore qëndruan pezull për vite me radhë, Piramida qëndroi e mbyllur hermetikisht dhe e paaksesueshme nga publiku.
Prishja e strukturës nuk rezultoi as popullore dhe as e qëndrueshme.
Në vitin 2017, qeveria shqiptare njoftoi planet për të transformuar monolitin e betonit në një qendër kulturore të gjallë që do të simbolizonte fitoren mbi regjimin e Hoxhës.
Ata autorizuan kompaninë holandeze MVRDV për të udhëhequr rinovimin, i cili përfshinte ndërtimin e një morie strukturash të grumbulluara, shumëngjyrësh si kuti brenda dhe jashtë, që do të strehonin studio, klasa, inkubatorë, zyra dhe hapësira për organizatën jofitimprurëse “TUMO Tirana”.
Piramida do të funksionojë kryesisht si qendër për institucionin arsimor jofitimprurës TUMO Tirana, duke ofruar arsimim pas shkollës falas, në disiplina si zhvillimi i software-it, robotika, animacioni, muzika dhe filmi për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç.
E parë nga larg, efekti vizual është i ngjashëm me atë të një festivali, një ndërtesë gjigante e braktisur prej betoni, që mbart trashëgiminë e një diktatori të përbuzur dhe që tani ofron aktivitete dhe optimizëm.

Për Winy Maas, arkitektin kryesor të MVRDV, të kuptuarit se si të ripërdoren strukturat e mbushura me kujtime të dhimbshme politike mund të rezultojë e vështirë.
“Prishja, veçanërisht në një kohë kur monumentet e regjimit komunist në mbarë botën janë nën kërcënim, është rrallë një opsion i mirë”, tha ai.
Arkitekti holandez u frymëzua nga arkitekti britanik, Norman Foster, i cili rindërtoi “Reichstag” të Berlinit, një ndërtesë e Neo-Rilindjes qe u ndërtua midis viteve 1884 dhe 1894, duke e shndërruar atë në një fener plot dritë i vlerave demokratike të sapopërkrahura të vendit.
Pjesa më emocionuese e kësaj qasjeje janë hapat e MVRDV-së në fasadën e pjerrët të strukturës, duke i lejuar shqiptarët të ecin mbi ekspozitën e dikurshme të Hoxhës. ///

ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade