Parku natyror “Syri i kaltër” në Sarandë vijon të mbetet një atraksion absolut për pushuesit vendas dhe turistët e huaj, edhe gjatë këtij sezoni veror.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga “Syri i Kaltër” plot me turistë, duke e etiketuar këtë vend, si një nga mrekullitë natyrore më të bukura të Shqipërisë.
Pushuesit e shumtë kanë zgjedhur të shijojnë ujërat e ftohta të burimit, ndërsa realizojnë foto të ndryshme dhe shijojnë gastronominë tradicionale.
“Syri i Kaltër” ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.
Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror”, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut. Syri i Kaltër ndodhet në territorin e bashkisë Finiq.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI