
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku tha sot se “pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion”. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Tabaku tha se “1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit”.
“Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër. Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare. Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës. Faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik”, u shpreh Tabaku.
Ajo shtoi se “të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99 % të vlerës”.
“Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet. Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai”, u shpreh Tabaku.
Në deklaratë, Tabaku tha se “ligji ‘Fusha’ për Teatrin Kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI