Karta e identitetit tashmë mund të merret brenda 3 ditësh nga dita e aplikimit. IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, ka sjellë këtë shërbim të ri për qytetarët shqiptarë.
Përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.
Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri. Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura nis me blerjen e kuponit. Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania, bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek dhe më pas tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.///
ME SHUME LAJME
BLIC: Gimi, taksisti human i Urgjencës.
Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore