Policia njoftoi se specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Konispol-Sarandë”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, të cilin pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI