SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tavo: Kam mbështetjen e Greqisë, do fitojë me më shumë se 1 mijë vota

Kandidati i PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, është shprehur se e ka mbështetjen e politikës greke për të garuar. Tavo tha se të gjitha palët, përfshi atë greke, janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve në Himarë.

Ai tha gjithashtu se pasi të zgjidhet në krye të Bashkisë, në Himarë do të mbizotërojë qetësia, bashkëpunimi e bashkëjetesa. “Janë ditë të ngarkuara. Kjo është fushata e 18 për mua. Fushata është intensive, ka pak kohë, ka pak ditë. Këto zgjedhje janë specifike. Jemi të detyruar të punojmë intensivisht për të takuar banorët e çdo qëndre apo fshati.

Si rezultat edhe i karrierës sime të gjatë politike, edhe si rezultat i profilit tim si politikan që jam shquar për zgjidhjen e problemeve, më është kërkuar që të kandidoj për Bashkinë e Himarës. Ka investitorë të ndershëm që duan të investojnë në Himarë, por ka edhe investitorë që duan të vijnë në Himarë e të grabisin pronat e Himarës. Kjo do të marrë fund. Nuk mund të përfitojë askush në mënyrë të paligjshme asnjë metër katror tokë. Askusht nuk do ta ketë firmën time për të marrë tokat e himariotëve.

Ata që vijnë të investojnë në mënyrë të ndershme, janë të mirëpritur të vijojnë investimeve. Pas certifikimit të pronave, unë ftoj gjithë bijtë e bijat e Himarës që të vijnë e investojnë në vendin e tyre. Rezultatin unë nuk e diskutoj fare. Diferenca e zgjedhjeve do të jetë shumë më e madhe se 331, do të jetë më shumë se 1000 vota. Greqia kur shikon që shkelen të drejtat e shtetasve të vetë, ka të drejtë të reagojë. Padyshim që nuk kam asnjë kundërshtim nga Greqia për të kandiduar në Himarë, do të thotë që e kam mbështetjen.

Kam jo pak miq në politikën greke, edhe në nivelet e larta. Kam kontaktuar me ta dhe mund të them që më kanë thënë po, situata prej një viti në Himarë kërkon një zgjidhje. Edhe pala greke është e interesuar të rikthehet normaliteti në Himarë. Këtu do mbizotërojë qetësia, bashkëjetesa dhe bashkëpunimi”, tha Tavo.///

error: