SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të enjten priten reshje shiu, pas mesditës i kthjellët

 Shërbimi Meteorologjik Uhstarak njoftoi sot se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit si dhe zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Prej orëve të pasdites dhe më pas moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era  pritet të fryejë me drejtim nga jugu me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore rrit shpejtësinë deri në 18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETETSigla
Shkodër20/29Re shi diell
Kukës18/28Re shi diell
Lezhë20/28Re shi diell
Dibër16/27Re shi diell
Durrës21/30Re shi diell
Tiranë23/31Re shi diell
Elbasan22/32Re shi diell
Berat20/33Re shi diell
Vlorë22/32Re shi diell
Korçë16/30Re shi diell
Gjirokastër18/32Re shi diell
Sarandë20/32Re shi diell
error: