SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të martën mot i kthjellët, temperatura deri në 33 gradë celcius

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë të martën do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë qarkullimit Anticiklonar shoqëruar me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet arrijë shpejtësi 9m/sek, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETSigla
Shkodër19/31Diell
Kukës16/31Diell
Lezhë17/31Diell
Dibër16/31Diell
Durrës19/32Diell
Tiranë20/32Diell
Elbasan19/33Diell
Berat17/33Diell
Vlorë21/31Diell
Korçë14/28Diell
Gjirokastër15/33Diell
Sarandë21/31Diell
error: