Po vijojnë hetimet për zbulimin e autorët të grabitjes dhe dhunimit të dy të moshuarve në mesnatë, ngjarje e ndodhur në fshatin “Lefter Talo” të bashkisë Finiq.
Grabitja dhe dhunimi në banesë i dy të moshuarve mësohet tel ketë ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate. Dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e bashkëshortëve Spiro dhe Dhespo Kalivioti, të moshës 78 dhe 79 vjeç. Autorët kanë arritur të marrin një shumë parash prej 2 milionë lekë të vjetra (2 mijë euro), ndërsa gjatë kryerjes së grabitjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit të moshuar.///
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi