SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të mërkurën pritet përmirësim i kushteve atmosferike

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot kushtet atmosferike do të jenë të qendrueshme, duke patur përmirësim nga dy ditët e para të javës

“Vendi ynë do të ndikohet të mërkurën nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në pjesën e parë të ditës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë në orët e mëngjesit.

Pas orëve të mëngjesit intensiteti i erës bëhet 5m/s përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  
Shkodër10/20Diell
Kukës8/16Diell
Lezhë9/19Diell
Dibër6/16Diell
Durrës11/22Diell
Tiranë12/23Diell
Elbasan11/22Diell
Berat12/23Diell
Vlorë11/23Diell pak re
Korçë7/14Diell pak re
Gjirokastër11/23Diell pak re
Sarandë12/22Diell pak re
error: