35 vjet më parë, shkodranët iu rikthyen besimit fetar, pas 23 vitesh të kaluara në mohimin e Zotit të detyruar nga regjimi komunist.
Në nëntor të vitit 1990, në Shkodër u ringjall liria e besimit fetar, moment të cilin e kujton Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përmes publikimit të fotove të rralla të fotografit Angjelin Nenshati.
Fotot risjellin ato ditë, ku Shkodra u bë lajmëtarja e parë e ndryshimeve që rrodhën më vonë, ndër to edhe celebrimi i parë fetar në Shqipërinë komuniste.
Pas ndalimit të fesë në vitin 1967 çdo shenjë apo celebrim fetar ishte e ndaluar, por më 4 nëntor 1990, në varrezat katolike të Rrmajit, ndodhi diçka që do të shënonte kthesën e madhe drejt lirisë shpirtërore të shqiptarëve.
Don Simon Jubani kremtoi një meshë të shkurtër në varrezat katolike, për një grup të vogël njerëzish që ndodheshin aty për të kujtuar të afërmit e ndjerë.
Vetëm një javë më pas, më 11 nëntor 1990, u mbajt mesha e parë publike, që mblodhi qindra qytetarë dhe shënoi fundin e heshtjes fetare në vend. / (4 nentor 1990, fotot nga Angjelin Nenshati.) ///




ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi