Te premten, ambasadori i Gjermanise Peter Zingraf dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bejne nje vizite pune ne bashkine e Finiqit.

Burime te Radios “Saranda” bene te ditur se kryediplomati gjerman ne viziten e pare zyrtare ne Bashkine e minoriteti etnik grek dhe Ministri Klosi do te priten nga kryebashkiaku Kristo Kiço dhe do te informohen per ecurine e efiçencës se ndihmave te akorduara nga programi gjerman GIZ ne fushen e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane.

Te dy zyrtaret e larte do te vizitojne me kete rast stacionin e Kranese ku jane perqendruar flota e mjeteve dhe infrastruktura per menaxhimin e mbetjeve ne kete bashki.
Gjate vitit 2020 bashkia e Finiqit është njesia e dyte vendore ne Shqiperi se bashku me ate te Lezhes te cilat jane perfshire ne programin e ndihmave nga GIZ per forcimin e kapaciteteve lokale te menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane.
Nje fokus i veçante i projekti qe GIZ gjerman mbeshtet ne Finiq dhe Lezhe eshte edhe pakesimi i plastikes qe perfundon ne det.
Bashkia Finiq ka perfituar aktualisht nga GIZ dhjetra konteniere per trajtimin e mbetjeve urbane si dhe nje makine teknologjike pastrimi bashkohore.
Per Ministrin Klosi, kjo eshte vizita e pare zyrtare me cilesine e titullarit te dikasterit te Turizmit dhe Mjedisit.
Me kete rast pritet qe Klosi te informoj publikun edhe per ecurine e projekteve infrastrukturore qe do te nisin te zbatohen ne Parkun natyror te Syrit te Kalter, nje oaz natyror mjaft i lakmuar nga turistet vendas e te huaj por me nje infrastrukture rrugore te anatemuar dhe krejt te papershtatshme
Syri i Kalter si pasuri unikale gjeonatyrore ne vendin tone eshte pjese e territorit te bashkise Finiq.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade