Mbi 12 mijë fëmijë shqiptarë në diasporë kanë tashmë në duart e tyre librat me të cilat do të mësojnë këtë vit shkollor.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ky është i treti vit radhazi, që shteti shqiptar përmbush një premtim dhe detyrim përballë fëmijëve të diasporës, duke i pajisur ata me tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.

Sipas MEPJ-së, në sajë të përkushtimit të vazhdueshëm të mësuesve të klasave shqip në diasporë, është bërë e mundur hapja e disa klasave të reja të mësimit shqip në: Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, SHBA, etj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI