Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, në veri dhe juglindje të vendit, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat shumë të ulëta kanë shkaktuar ngrica në akset rrugore, por qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.


“Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”- njofton ARRSH.
Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.
“Drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”- apelon ARRSH./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI