SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tentuan të qëllonin me armë ndaj policisë në një lokal nate, arrestohen tre shqiptarët në Greqi

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Greqi ku 3 shqiptarë dhe një rumun kanë tentuar të qëllojnë ndaj efektivëve të policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal nate në rrugën Alexandras në Greqi. Ata kanë arrestuar 3 shqiptarët dhe rumunin, këtij të fundit i gjetën edhe një thikë.

Autoritetet greke u njoftuan për të shtëna me armë në një lokal nate. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja. Më pas ata kanë lokalizuar në trotuar 4 persona të cilët iu dukën e dyshimtë.

Teksa iu afruan për kontroll, njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tentoi të qëllonte ndaj policisë.///

error: