SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tepelenë. Vendimi për mbylljen e spitalit sjell reagime dhe peticion

Mjekeve të Spitalit të Tepelenës u ka ardhur një urdher për mbylljen e spitalit dhe kthimin e tij në spital ditor, pa u konsultuar dhe pa bëre një dëgjes publike me komunitetin vendas dhe as me personelin mjekësor.

Në një kërkesë të firmosur nga mjeket e Tepelenës drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres se linjës Albana Koçiu dhe deputetëve respektive të qarkut Gjirokastër, vihen ne dukje argmumentat përse nuk duhet të mbyllet spitali.

“Ne një grup mjekësh që shërbejmë në Shërbimin Spitalor Tepelenë kërkojmë që:

Urdhëri Nr.359, Datë: 09.06.2023 Nr.2108/2 Prot., ” Për Miratimin e Planeve Spitalore në Nivel Rajonal” që planifikon mbylljen e aktivitetit Spitalor në Spitalin e Tepelenës prej vitit 2024 e ne vazhdim , të rishikohet dhe shprehim mosdakortesinë tonë për këtë urdhër, sepse: 1. Mbyllja e Shërbimit në Spitalin e Tepelenës, mendojmë se do të ketë ndikim negativë në shërbimin shëndetësor ndaj komunitetit e banoreve në territorin e dy bashkiveTepelenë dhe Memaliaj që mbulon me sherbim mjeksor spitalor ky spital për një komunitet rreth 38000 mijë banorë.

Planifikimi me zero shtreter në sherbimin Spitalor Tepelenë dhe veçanrishte për shërbimin e Pediatrisë dhe semundjeve të Brendëshme do të bejë të veshtirë, të pamundur dhe do tju mohoj ndihmën mjekësore të ofruar kryesisht fëmijeve dhe të moshuareve dhe kategorive të pamundura që kanë marrë dhe marrin shërbimin në Spitalin e Tepelenës.”

Mjeket i kerkojne kreut te qeverise dhe Ministres : “Ne kerkojmë rishikimin e urdhërit që planifikon mbylljen e Spitalit të Tepelenës sepse jo vetem kemi ofruar shërbim në ndihmë të komunitetit në të gjithë periudhën e kaluar por edhe se treguesit e aktivitetit Spitalor në spitalin tonë për periudhen deri në Shtator 2023 jane ne ritje krahasuar me vitet e pandemise dhe para saj.Numri i vizitave, numri i trajtimeve në spitalin ditor dhe numri i shtrimeve në spital si dhe numri i egzaminimeve është në rritje në krahasim me para pandemisë,

Ne mjekët specialist mendojmë të krijohet mundësia për rishikimin e Urdhërit për mbylljen e aktivitetit Spitalor , të krijohet mundesia e diskutimit edhe me mjekët për planifikimin e ardhshëm, të merren në konsideratë edhe mendimet tona si edhe mendimet e komunitetit të banorëve që marrin ndihmë mjeksore në Shërbimin Spitalor Tepelenë.”-theksojne mjeket e Tepelenës.

Ndërkohë burime nga Tepelena bënë të ditur se nje grup banorësh po përgatiten për te paraqitur edhe nje peticion. kunder mbylljes se spitalit.

///

Të gjitha reagimet:

78Ti, Astrit Dervishi, Joana Zhonga dhe 75 të tjerë

error: