SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Thelbi i tryezës së iftarit është Islami vetë

Besimtarët myslimanë që prej 2 prillit kanë nisur Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit dhe agjërimi gjatë këtij muaji është detyrim për çdo besimtar mysliman, i përcaktuar ky në Kuran. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Besimtarët nuk hanë ushqim dhe nuk pinë ujë deri në perëndimin e diellit, duke iu përkushtuar vetes edhe më shumë se zakonisht adhurimit të Zotit dhe frenimit të egos. Kryeministri ka publikuar mbrëmjen e sotme një tavolinë me ushqime, e cila simbolizon iftarin, prishjen e agjërimit për ditën, ku thekson se, “thelbi i tryezës së iftarit është Islami vetë, një dhuratë pa kushte për të gjithë njerëzimin”.///

error: