Ish-deputeti socialist Koço thotë se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm. Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi “është një bimë e bekuar nga Zoti”.
Kokëdhima, i cili ka qenë nga zërat e parë që ka bërë thirrje të legalizohet përdorimi mjekësor, theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve. “Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima në “Abc News”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI