SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Timmermans: Shqipëria mund të tërheqë një markë të re turistësh

 Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Frans Timmermans mori pjesë në çeljen e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë. Në fjalën e tij, ai tha se, “Shqipëria në një të ardhme të afër do të bëhet anëtare e BE. Vendi ku jemi sot ka disa nga plazhet më të mira. Keni mundësi të bëni zgjedhje të reja. Keni disa prej maleve më të bukura që keni parë ndonjëherë”.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se, Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoi autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë.

“Ndoshta s’do jeni luksoze, se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të ulim gjurmën e karbonit. 17 % shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat, nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme”, u shpreh Timmermans.

“Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar. Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Evropian do të punojë me kënaqësi me ju”, tha Timmermans.///

error: