Në turin e takimeve me zgjedhësit kandidatin për kryetar bashkie Oltion Çaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESH.

Të rinjtë kanë bërë pyetje dhe kanë marrë përgjigje mbi vizionin që kandidati socilaist ka për zhvillim të qëndrueshëm dhe dinamik për qytetin e Sarandës, Ksamilin dhe rrethinat e bashkisë.

Të rinjtë sarandotë e kane vlerësuar këtë takim si një bashkëbisedim të këndshëm me një kandidat të thjeshtë si njeri dhe komunikues gjithashtu duke shuar jo vetëm një kuriozitet njohje për kandidatin për kryetar por edhe duke shkëmbyer ide për bashkëpunime në të ardhmen e afërt.


Pas takimit me kanidatin për kryetar të Bashkisë, Oltion Çaçin FRESSH Sarandë do të shprehej: “Mirënjohës për gjithë idetë dhe vizionin që e karakterizon për t’i sjellë gjallërinë dhe zhvillimin e shumë dëshiruar qytetit të Sarandës.”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi