Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi te marten se “është unike në botë që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita, sesa nga qeveria, sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim”.
Topalli iu referua sondazhit të fundit të Institutit Demokratik Amerikan që tregon se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga opozita.
“Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim. Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave apo tatimeve por në jetën e tyre nuk ndryshon asgjë“, tha ajo.
Topalli tha se “nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, por këta 3 kryetarë të korruptuar kanë çuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar.”
“Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek çdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë Shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar”, tha Topalli/ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI