Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se mbështet nismën dhe projektin e disa të rinjve të quajtur “Lëvizja për ndryshim”.
E pranishme në prezantimin e nismës së re “Lëvizja për ndryshim”, tha se, “jam ndier e emocionuar kur një grup të rinjsh më ftuan të ishim bashkë për një kauzë të fortë dhe patriotike. Kisha kohë që bëja thirrje dhe shpresoja se dikush një ditë të niste një iniciativë dhe të merrte frenat e një lëvizjeje për ndryshim. Ku ka më mirë dhe më shpresëdhënëse sesa këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri. Një brez i lindur në rini”.
“Unë jam e inspiruar nga projekti i tyre, nga besimi që kam gjetur, nga fjalët dhe shpresat e të rinjve. Unë jam e inkurajuar nga kauza si dhe nga mbështetja përmes pranisë sot këtu dhe jashtë kësaj salle, në tarracë, në korridore të tjera të shumë pedagogëve, mjekëve, botuesve, sipërmarrësve e qytetarëve ndaj kësaj lëvizjeje. Unë dua të falënderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm”, tha ajo.
“E vendosur jam për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos pasur frikë. Jam sot bashkë me këta të rinj për t’i mbështetur në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri”, u shpreh Topalli.
“Jemi 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Fushata ka filluar me po ato të tre, që bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e veta dhe shantazhohen për llogaritë private, ndërkohë që interesi publik është larg axhendës së treshes. Këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre. Ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush do bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, kush duhet të jetojë e të punojë në Shqipëri dhe kush duhet të ikë nga ky vend”, theksoi Topalli.
“Praktikisht, vendi është pa alternativë. Ata të tre do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Ata besojnë se pavarësisht dështimit të tyre, duke thënë gënjeshtra konstante do zhdukin të vërtetat”, tha Topalli.
“Bashkë ne duhet t’i japim mundësinë e ndryshimit, për të cilin vendi ynë ka nevojë dëshpëruese dhe shpresa të fitojë mbi ndryshimin. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, një Shqipëri të Metës e një Shqipëri të Lulit. Shqipëria është vetëm e shqiptarëve dhe këta të fundit nuk mund të dorëzohen”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë