Një 70-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri për vdekje djalin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në Ryzia Kilkis të Greqisë.
Pas krimit, autori është vënë nën pranga dhe është dërguar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. I biri, 43 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në morgun e spitalit, ku po i kryhet autopsia.
Shkak raportohet se është bërë një sherr mes tyre, si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta familjare që kanë pasur kohët e fundit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI