Dita e dielë, 5 marsi shpallet ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik me 51 të vdekur në Greqi. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka nënvizuar se tragjedia e Greqisë, ku dy trenë u përplasën mes tyre, duke shkaktuar 57 të vdekur, mes të cilëve edhe shqiptarë, është dhe tragjedi e vendit tonë.
‘Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.’- shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI