SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tragjedia në Qafë Muzinë-Arrin në 5 bilançi i viktimave. Mes tyre edhe 2 turiste nga Ukrahina

Eshte perditesuar serish nga Policia numri i viktimave ne tragjedine e aksidentit automobilistik te ores 15.30.

Policia e Gjirokastres ka shpërndarë një tjetër informacion shtesë për aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 persona. Janë identifikuar edhe dy viktimat e tjerë. Bëhet fjalë për turistë nga Ukraina. Ndërkohë që të plagosura në spital janë 4 vajza.

Njoftimi i policisë./

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë,

Mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë. Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.///

error: