Është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Vjosë një shtetase me inicialet L.K. Trupi i pa jetë i saj është nisur drejt morgut të qytetit të Vlorës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.