Ministria e Turizmit dhe Kulturës publikoi statistikat e fundit që i takojnë periudhës janar-prill ku rezulton se në këtë 4-mujor të parë të vitit Apolonia mbetet parku më i vizituar. Kështu lidhur me parkun arkeologjik të Butrintit numri i vizitorëve ka qenë në 3895 vizitorë vendas dhe të huaj.
Gjatë janar-prill 2022 Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve.
Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI