Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën nacionale Patras – Athinë në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë me origjinë shqiptare. Sipas mediave greke e reja u përplas për vdekje nga një kamion i cili e mori zvarrë.

Por rrethanat e aksidentit kanë qenë edhe më tragjike! 22-vjeçarja kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit, pasi dy automjete ishin përplasur në rrugë. Por teksa zbriti nga makina për të shkuar të shikonte çfarë kishte ndodhur, vajza e re u tërhoq zvarrë nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen tragjike.
Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht ishte shumë vonë. Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada u bllokua për disa orë, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI