SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tragjike në Sarandë, vdes kamerieri 17-vjeçar te Club ‘Orange’! E zuri poshtë ashensori! Arrestohet montuesi!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të 26 gushtit të Sarandë. Një 17 vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në club Orange një nga lokalet më të njohura të qytetit bregdetar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. 

Nga informacioni i parë i policisë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″ në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë.

Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë Antonio Delilaj 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Një tjetër burim i tha Report Tv se 17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën. 

Kamarieri ishte i afërm i pronarit të lokalit dhe ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit Spiro iljadhi dhe vijon puna për arrestimin e tij. Allkushi akuzohet për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” 

“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. (Shqiptarja.com).

Njoftimi i policise

Sarandë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi: Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .(Lajmi ne perditesim.)///

error: