Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të dielë disa nga arritjet Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për vitin 2023, duke nisur nga zgjatja e lejes së drejtimit për shoferët/et nga 10-15 vite. Sipas Ramës, ky ndryshim u kursen qytetarëve të paktën 10 milionë euro.
“Leja e drejtimit u zgjat në 15 vite. Lehtësohen 80 000 qytetarë në vit, me 10 milion euro kursim qytetarëve. U hap Qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale”, bën të ditur Rama.
“U zhvillua konkursi dhe u shpall kompania fituese për Auto-Moto Park Albania…U realizuan targat e personalizuara. U çel E-monitorimi, sistemet smart të monitorimit të trafikut dhe jo vetëm. U fut në kurikulat mësimore edukimi mbi trafikun rrugor”, tha Rama.
Po ashtu u punua edhe me “Retro Albania”, ndërsa u mbajt edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, ku morën pjesë 101 subjekte, u zhvilluan 23 evente dhe të pranishëm ishin 160 000 vizitorë.
Rama po ashtu vuri në dukje dhe investimet për ofrimin e kushteve maksimale dhe me kursim energjie në Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.