SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Transportonin 21 emigrantë, dy të arrestuar në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, shërbimet kufitare dhe FRONTEX të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ranë Senet Goxhaj dhe Edmir Balla, të cilët u kapën duke transportuar me automjetet Suzuki dhe Mitsubishi 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Këta të fundit do t’i dërgonin emigrantët drejt Tiranës kundrejt shpërblimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular.///

error: