SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për ‘falsifikim dokumentesh’.

Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shqiptarë të tjerë, të kërkuar në Greqi.

Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për ‘shmangie taksash’ ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për ‘ryshfet’.///

error: