Komuniteti lokal i Verisë është tronditur nga lajmi se një nënë 29-vjeçare hodhi në digën e Aliakmonasit foshnjën e saj, një vajzë të vogël vetëm 11-muajshe.
Sipas informacioneve, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar nga fshati Stavros Imathia, ku jetonte me prindërit e saj dhe me vogëlushen.
Më pas gruaja dyshohet se shkoi në digën e Aliakmonas dhe e hodhi fëmijën në ujërat e akullta. Menjëherë më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Të nesërmen, ditën e Vitit të Ri, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e fëmijës, ajo nuk ka dhënë përgjigje të qarta.
Menjëherë është njoftuar policia dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Gruaja fillimisht kundërshtoi veten, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në lumin Aliakmonas.
Më në fund foshnja u lokalizua nga efektivët e policisë në digën e Aliakmonasit dhe punonjësit e policisë së Sigurimit të Verisë arrestuan nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar në klinikat psikiatrike në të kaluarën.
Banorët e fshatit ku jetonte 29-vjeçarja Aleksandra shprehen të tronditur, por siç thonë, ata e dinin se gruaja kishte shumë probleme dhe kishte nevojë për ndihmë psikiatrike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI